TEKSTESHQIP

Dafina
Bottles Up
Lyrics
(Feat. Rinor)

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, por e rritur në Gjermani, Dafina Kastrati, po mahnit adhuruesit e muzikës me zërin dhe talentin e saj.

Pas debutimit me këngën “Shot Calling”, ajo goditi në tregun ndërkombëtar të muzikës. Kënga menjëherë pati një sukses të madh edhe në mediat ndërkombëtare. Madje, ajo vazhdon të shfaqet edhe në televizionin më të njohur të muzikës MTV.

Menjëherë pas këtij suksesi, Dafina punoi pa ndalë për projektin e radhës, të cilin do ta sjellë me vëllanë muzikant, Rinor Kastrati.

Kënga me titull “Bottles Up” në Gjermani do të transmetohet nga 4 nëntori, derisa do të jetë pjesë e shumë radiove në Gjermani, Angli, Francë, Austri dhe Zvicër, i ka thënë emisionit Express babai i këngëtares, njëkohësisht menaxheri, Ilir Kastrati.

Sipas tij, kënga me videoklip do të transmetohet edhe në MTV, VIVA dhe kanale të tjera televizive.