>
BIOSHQIP

Dafina Rexhepi: Planet Për Gjysmën E Dytë Të Vitit

14-08-2012
Teksa prisnim të publikohej kënga e përfolur me Don Arbas, Dafina na azhornon për projektet e saj muzikore për gjysmen e dytë të vitit. "Njëherë s'ka pushime vetëm punë", ka thënë ajo, gjersa ka zbuluar se deri në fund të vitit do të dalë më tri këngë. "Deri në Vitin e Ri do të jenë edhe tri këngë, një do të jetë anglisht dhe dy të tjera në shqip", ka treguar ajo. Por planet e saja nuk janë vetëm kaq. Meqë jeton në Suedi, ajo synon t'i hyjë tregut ndërkombëtar. "Kam kontakte me këngëtarë të huaj dhe jam duke planifikuar të nxjerr një album për tregun jashtë Kosovës", ka rrëfyer Dafina, e cila shprehet se këtë verë i ka shkuar mirë me koncerte të shumta. Ajo shpreh një falënderim për familjen dhe këngëtarin e producentin Genc Prelvukaj për mbështetjen që ia kanë dhënë deri tash.
( )

Dafina Rexhepi: Planet Për Gjysmën E Dytë Të Vitit