>
BIOSHQIP

Dafina Rexhepi, Gati Bashkëpunimi Me Don Arbas

09-09-2012
Ju kishim njoftuar në fillim të muajit Korrik se do ishte një hit veror bashkëpunimi i Dafina Rexhepit me Don Arbas. Kësaj rradhe ju japim lajmin e mirë që kënga me videoklip do publikohet shumë shpejt dhe siç mund ta kuptoni edhe vetë nuk mund të jetë një hit veror meqenëse pritet të publikohet në fund të Shtatorit.

Don Arbas ka thenë se përveç këtij singeli, do të ketë edhe një këngë duet me Dafinën. Producenti Don Arbas është një hit-bërës i kengeve verore. Le të shohim se si do ja dalë edhe gjatë stinës së vjeshtës.

Xhirimet e videoklipit të ri të Dafinës priten të fillojnë javën e arshme me video-produksionin ASHA.
(teksteshqip)

Dafina Rexhepi, Gati Bashkëpunimi Me Don Arbas