>
BIOSHQIP

Dedikim Romantik Nga Dafina, Por Kujt?

25-10-2015
Kohët e fundit po flitet për një lidhje dashurie të Dafina Zeqirit, mirëpo akoma mbetet e pakonfirmuar një gjë e tillë.

Thuhet se i dashuri i këngëtares quhet Jose dhe vjen nga Republika Dominikane. Sido që të jetë, kjo mbetet akoma në nivelin e spekulimit, pasi nuk është pohuar nga vet ajo.

Porse në një postim në Instagram, Dafina ka bërë një dedikim romantik drejt dikujt që dëshiron ta ketë vetëm për vete.

“E di se mund të jem xheloze me raste, por kjo ndodh se unë dua që ti të jesh vetëm i imi!”, shkruan këngëtarja.

Postimin e saj e ka shoqëruar me fotografinë e mëposhtme, në të cilën shfaqet po ashtu ‘romantike’.
(Indeksonline)

Dedikim Romantik Nga Dafina, Por Kujt?