Dafina Paralajmëron Këngën E Radhës, Ky është Stili I Saj Unik
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
[24-02-2016]
Këngëtarja Dafina Zeqiri po pregaditet që shumë shpejt të lansojë në treg videoklipin e saj më të ri dhe lajmin për këtë gjë ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin e saj social në Instagram.
Daffy ka publikuar sot një foto ku na ka treguar se si do të duket në klipin e saj të ri. Ajo ka vendosur që prap të veçohet për stilin e saj unik, ndaj dhe ka vendosur që sërish të vijë me elemente të reja.
Në foto Daffy shihet teksa ka pikturuar një pjesë të fytyrës së saj me të kuqe, e ndërsa flokët ka vendosur ti mbajë kaçurrele.