>
BIOSHQIP

Rick Steel Zotohet Se Do E Bëjë Dafinën Një Superstar

15-04-2016
Këngëtarja që momentalisht ndodhet në Amerikë për ditëlindjen e saj është surprizuar nga producenti Rick Steel, me të cilin Daffy u njoh para katër vitesh, transmeton Telegrafi.

Producenti i njohur ka folur fjalë të mëdha për artisten shqiptare, e cila po synon tregun ndërkombëtar.

“Ky do të jetë viti më i rëndësishëm i karrierën time, fillimi i diçkaje aq të veçantë sa s’mund ta përshkruaj. Dua të të uroj një ditëlindje të madhe të madhe, super të lumtur Dafina Zeqiri! Të premtoj se bashkë do të bëjmë histori, ose do të vdesim duke luftuar”, ka qenë urimi i producentit Rick Steel me të cilin Daffy po punon rreth projekteve të reja muzikore.

Sipas një mbishkrimi të këngëtares në rrjetet sociale, ajo e ka marrë shumë seriozisht depërtimin në skenën e huaj pasi ka thënë se është vendosur në Los Angeles dhe ajo do të jetë shtëpia e saj e ardhshme.
(Express)

Rick Steel Zotohet Se Do E Bëjë Dafinën Një Superstar