>
BIOSHQIP
Biografia
AUTOBIOGRAFI:
Unë kam filluar të këndoj për herë të parë kur isha në klasën e pestë fillore. Kjo dua të them që ishte një këngë në skenë (në shkollë) pasi këngën e kisha nisur që në vegjëli kur këndoja në shtëpi shumë këngë që i dëgjoja në radio. Pas këtij momenti m’u duk se m’u hapën shumë dyer. Kënga ime u pëlqye shumë dhe unë isha tashmë nën vëzhgimin e shumë kompozitorëve. Unë kam konkuruar në Akademinë e Arteve për kanto dhe kam fituar. E mbaj mend si sot ditën e konkurimit. Isha plot emocione. Duhet të dini se kërkesa e llogarisë ka qenë në shkallën maksimale. Para atyre personaliteteve të muzikës shqiptare më dukej vetja e vogël dhe mendoja se nuk do të fitoja. Por ja dola në krye. I mbarova studimet për kanto. Në fillim kam punuar në Ansamblin e Këngëve dhe të valleve. Atëhere (por edhe sot) ky Ansambël ishte me famë. Aty kam mësuar shumë dhe ishte fat të punoje aty. Ishte fat sepse ishin ajka e këngëtareve dhe të valltarëve shqiptarë. Në këtë Ansambël bëheshin shumë aktivitete dhe detyrimisht që merje një përvojë jo të pakët. Kam plot gjashtë albume. Besoj se çdo album ka të veçantat e tij por unë jam e kënaqur pasi kritika thotë se kënga ime ka ardhur gjithmonë në rritje.

Më datë 21 Nëntor 2012, Darina Gjebrea publikon videoklipin "Me Shans Eshte Kjo Bote". Muzika e këngës u punua nga Ilir Balla, ndërsa teksti u shkrua nga Armand Trebicka. Videoklipi u prodhua nga kompania Shqipja Master.
KATEGORI: