>
LETERSISHQIP

Vargje Te Mira

(Për mësuesin Pandeli)

As shkronjë shqipe, as shkollë dot.
Çdo gjë mbyste jetën në robëri.
Në Korçë, mësues Pandeli Sotiri - patriot,
Në mes të errësirës ndezi një qiri –

Hapi shkollën e parë shqipe, në Arbëri,
Të tingëllojë fjala e zemrës tërë kumbim;
Ti mbete pishtar në errësirë, Pandeli,
Për çdo 7 mars, të kujtojmë me gëzim.
Për çdo 7 mars, të kujtojmë pa mbarim.

Flasim 36 shkronjat, me etje një e një;
A-ja prin e me radhë te Zh-ja e zgjuar,
Në Manastir lindur, për dritë të amshuar,
Sa të ketë zemër ky popull dhe liri.





Një këngë me lirë

Ëndërroja të krijoja një libër me poezi.
Kjo është ëndërr e bukur me plot ngjyra,
Me nuanca dritë-hijesh të mira!

Rruga e krijimit të ëndrrës është yll,
Është lule e kuqe, e bardhë në prill,
Është një gjithësi me ca fjalë - poezi,
Me ca ngashërim, me ca dhembje e dashuri!

Është një ndjenjë, një copëz shpirti,
Një copëz e qiellit me hënë dhe plot yje,
Një përrallë, një flutur, një kuptim,
Një valë e lehtë në lumë, një këngë me lirë,
Është një ylber mbi atdheun në agim.
Është një gur që lidhet në Manastir
E nuk copëtohet kurrë.