TEKSTESHQIP

Defrim Deda
Te Dua
Lyrics

Të ndjeva me gjithë zemër,
të ndjeva me gjithë shpirt,
e gjeta dashurinë
në sytë e tu plot dritë.

Sa shpejt rrahu pulsi
n'takimin tonë të parë
e sa shumë që thamë
pa folur asnjë fjalë.

REF.:
Të dua do të t'them
sa të kem frymë!
Të dua do të t'them
sa të kem jetë!
E ndjen çdokush në botë
dashurinë.
Për mua dashuria
je ti vetë.

Të ndjeva me gjithë shpirt,
të ndjeva me gjithë zemër!
Më erdhe si surprizë,
m'u shfaqe si në ëndërr.

Sa ëmbël buzëqeshe,
buzëqesha edhe unë.
Shikimet lehtë u puthën,
ne pritëm pak më shumë.

REF. 2x:
Të dua do të t'them
sa të kem frymë.
Të dua do të t'them
sa të kem jetë.
E ndjen çdokush në botë
dashurinë.
Për mua dashuria
je ti vetë.