>
LETERSISHQIP

Tiranës

Ti nuk i shuan dritat kurrë,Tiranë
As kur mbështetem mbi betonin tënd për një sy gjumë
Se diku ec një udhëtar i humbur e pa plan
Dhe gjen tek ti amerikën më në fund!

Më lër të marr frymë lirisht për pak k’të mbrëmje
Tiranë, zhvishe mejkapin që sytë po të zë
Le t’jemi të vërtetë të paktën poshtë një hëne
Që nesër në mëngjes mos kemi turp nga gjë..

Tiranë, ti maskaradë e lodhur natën vonë
Më të lodhura akoma përçapjet e tua
Ti ndez dy llamba më shumë dhe ne harrojmë
Sa plagë ende hapur, dhembin kur je zgjuar..

A e njeh veten ende,Tiranë, kështu?
E blerë, e shitur, si prostitutë,
Të tre milionë kridhen mes gjinjve të tu,
E unë s’rri dot, as një minutë..