>
LETERSISHQIP

Do Të Grindemi Një Ditë

Do të grindemi një ditë dhe për blunë e qiellit
Vetëm, që pa folur mos të rrimë,
Dhe hije do i bëjmë gjatë njëri - tjetrit
Kur botën si diell të kemi mbi shpinë.

Do t’duhemi si toka do ujin në verë
Si dimrit kërkon zjarrin lëkura
Përballë njëri-tjetrit të gjallë përherë
Do ngremë pasosur mure e ura.

Do t’puthemi një ditë si për herë të fundit
E do të zgjasë sa një jetë e tërë
Ngasur nëpër dhëmbe do thuash i lumi
Deri dje pa ty... ç’kam bërë?