>
LETERSISHQIP

Tek Unë Do Të Kthehesh

Çdo ditë kalojmë pranë njëri-tjetrit,
Nuk flasim jo,
Nuk dhurojmë më buzqeshje,
As shkelje syri nuk ka,
Sepse dashuria jonë po shuhet,
Është në agoni, në pragvdekje pra.

A gjithçka mbaroi?
Të pyes në heshtje ty,
Por ti nuk mund të më përgjigjesh,
Se nuk po flasim bashkë,
Ashtu si më parë sy më sy.

Mos u mundo të përgjigjesh,
Sepse përgjigje nuk ke,
Përgjigjja nuk është tek ty,
As në sytë blu,
Është në shpirtin tim,
Brenda zemrës diku.

A mund të jemi bashkë?
Po, Jo, Ndoshta, Nuk e di,
Sepse jemi të ndryshëm,
Të kundërt pra,
Ti je si toka,
Unë si një meteor,
Që në qiellin tënd ra.

Pavaresisht së gjithash,
A e di ligjet e fizikës ç’thonë?
Që polet e kundërta tërhiqen,
Por nuk qëndrojnë gjithmon.

Nëse vetëm njëri magnet,
Do rrotullohet, do ndërroj anë,
Është pikërisht fusha magnetike,
Që siç i bashkoi, përsëri i ndanë.

Ti u largove dhe mua më le,
Por diçka kuptova, diçka vura re,
Dikur pa reshtur të ndiqja unë ty,
Tani jam lodhur, nuk kam më fuqi.

DËRGOI: