>
LETERSISHQIP

Lamtumirë

Lamtumirë o mikja ime,
Lamtumirë po shkoj,
Më kërko nëpër kujtime,
Nëse të mungoj.

Lamtumirë o mik i vjeter,
Sepse po largohem,
Nuk e di a më mban mend,
S’di në të kujtohem.

Lamtumirë o vashë e bukur,
Po iki përgjithmon,
Në kërkim të dashurisë,
Që ti nuk ma dhuron.

Lamtumirë o ju njerëz,
Lamtumirë o botë,
Ja u nisa,ja po vij,
Erdha pritmë o zot.