>
BIOSHQIP
Biografia
Per shkak te impenjimeve te te atit si oficer, femijerine e kaloi ne qytetin e Lushnjes ku ka kryer edhe klasen e pare. Me pas ajo u vendos familjarisht ne qytetin e Fierit ku jeton edhe sot. Qysh femije ajo eshte angazhuar ne qendren Kulturore te Femijeve ku ka pikasur si talent ne fushen e kenges ne disa festivale rajonale. Gjate periudhes se gjimnazit ajo ka marre pjese ne shume aktivitete muzikore ne Fier ku ne konkursin mes shkollave te mesme te qytetit te Fierit eshte vleresuar me cmimin e trete ne kete festival. Po keshtu gjate vitit 2004 eshte vleresuar me cmimin "Zeri me i bukur". Në vitin 2004 ajo përzgjidhet për të qenë këngëtare në Ansamblin Myzeqeja.

Ne vitin 2004 ajo behet pjesw e talentshout shqiptar "Ethet E Së Premtes 2", ku mes qindra te rinjve ajo perzgjidhet ne dhjeteshen me te mire te Fierit duke vazhduar garen ne Tirane. Pas nje pauze artistike ajo vazhdon shkollen per mesuesi ne degen "Gjuhe shqipe dhe letersi", ku spikat edhe per krijimtarine e saj letrare. Shkolla e ka ndihmuar kengetaren te thur bukur vargje te shoqeruara me muziken qe ajo vete krijon. Mund te themi se ajo eshte nje kantautore me vlera pasi priten kenge te reja te shkruara dhe me muzike prej vete saj.

Më datë 24 Korrik 2017, Denisa Çala publikon videoklipin "Dasma E Motres".

Në vitin 2018, Denisa merr pjesë në fazën e këngëtarëve të rinj te Kënga Magjike me këngën " S'të harroj ty" me tekst, muzikë të saj dhe orkestrim të Gent Rrushit dhe Shkëlqim Dules. Në dhjetor të 2018 del dhe klipi i këngës.

Më datë 6 Tetor 2019, Denisa Çala publikon videoklipin "Vallja E Nuses". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Denisa Çala (Dheskali).

Aktualisht veç punës si mësuese letërsie ajo është këngëtare e Ansamblit Myzeqeja ku ka marrë pjesë e ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë evente ndërkombëtare si në:
Turqi ( Sindrigi, Izmir, Stamboll, Çanakkale) në vitin 2018/2021/2022;
Rumani( Vaslui, Craiova) në vitin 2021, Greqi ( Nea Cavalla),
Francë ( Echassieres, Brix, Sarron) në vitin 2018.

Denisa është edhe moderatore e edicioneve informative në Tv Apollon si dhe moderatore e shumë eventeve nga Bashkia Fier si spektaklet:
" Danc & Love" 2019
" Danc & Love" 2021
"Kërcim dashurie" 2022
" Panairi i librit" 2020
" Koncert recital i këngëtarit Armaldo Kllogjeri", nata 1 dhe 2
" Festa e Grurit" 2021
" Albi Nako Dance Academy" 2022
" 20 Vjet Picari company" 2022, etj.