>
LETERSISHQIP

Miti I Shpelles (Komunizmi Ne Shqiperi)

Per te kuptuar gjendjen psikologjike dhe shpirterore te shqiptareve gjate viteve te komunizmit mund te bejme nje paralelizem me " Mitin e Shpelles" te filozofit antik grek, Platonit." Miti i Shpelles" ben fjale per nje grup njerezish te lidhur ne nje shpelle, ku mbizoteron nje erresire totale dhe individet nuk shohin gje tjeter veç vetes se tyre dhe hijeve te njerezve jashte shpelles qe per ta ishte aq afer dhe aq larg njekohesisht.Jashte shpelles ka drite,diell,njerez te lire qe vrapojne e qeshin me ze te larte,por njerezit brenda shpelles i degjojne kta zera dhe mendojne se kto jane hija qe shikojne, pra ata nuk e njohin realitetin jashte shpelles dhe nuk mund te ndryshojne erresiren brenda saj,sepse jane te lidhur.Supozojme,se nje individ del nga shpella dhe sheh drite me sy...Ai do te mbrekullohej! Do merrte fryme thelle,do ndjente se jetonte brenda ne ate shpelle ka qene nje Zhgenjim ekzistenca e tyre.Ai sigurisht do ta kuptonte qe liria e tyre ishte e cunguar dhe do ti vinte keq per njerezit brenda shpelles,por kur ai tu tregonte se ç'kishte pare,valle do ta besonin ata???! Si do ta besonin ata dicka qe nuk e kishin pare me syt e tyre??!!Sigurisht,Platoni ka dashur te shprehi nje mesazh per bashkeqytetaret e tij per kohen kur jetoi. Nepermjet kesaj shpelle dhe drites jashte saj,tregohej se filozofia dhe filozofet,si mesuesi i tij Sokrati,vet ai dhe shume te tjere nuk jane budallenj, ata duan te depertojne dije,refleksion dhe te verteten nepermjet arsyetimit. Shteti, sipas Platonit duhet te udhehiqet nga Arsyeja dhe argumentimi se kete Arsye e zoterojne filozofet nepermjet njohjes se thelluar dhe mendimit argumentues i bejne ata eksperte te drejtesise, kjo simbolizon dhe thenien e Platonit " Filozofet te behen prijes,apo prijesit te behen filozofe!".Kjo nenkupton mbizoterimin e Arsyes ne shtet dhe shoqeri.Nga Antikiteti kalojme ne vitet 1945-1990 ne Shqiperi,ne vitet e diktatures komuniste. Populli shqiptar gjate historise se tij eshte perballur me dhune, terror dhe perpjekje per asimilim nga shtetet e huaja dhe u ka mbijetuar keqtrajtimeve ç'njerezore,por me vitet e komunizmit kjo DHUNE u be nga SHQIPTARI ENVER HOXHA,per SHQIPTARET qe e CILESONIN ATE DHE FORMEN E REGJIMIT JO TE DENJE PER SHQIPERINE. Ashtu si ne "Shpellen e Platonit" dhe ne Shqiperi mbizoteronte erresira, te drejtat e njerezve ishin te cunguara,te dhunuara, populli i "detyrohej" atij nderimet dhe respektet e larta, por nga ana tjeter ashtu si jashte shpelles qe kishte Drite,edhe shtetet e huaja kishin nje regjim Demokratik, Liberal, POR ashtu si njerezit e lidhur brenda shpelles, qe nuk dilnin jashte saj dhe nuk shihnin gje tjeter veç erresires, ashtu dhe shqiptaret nuk mund te dilnin jashte Shqiperise. Edukimi i te rinjve me frymen e komuzimit ishte "vrasje" per shoqerine. Krimet politike komuniste jane te shumta, internimet, torturat, si njerez te lidhur ne nje shpelle ku mbizoreron erresira. Kjo ka bere qe njerezit qe kane vuajtur komunizmin, por edhe ata qe e kane jetuar apo mbijetuar, mos ta harrojne lehte. Shqiptaret gjate komunizmit dhe njerezit ne shpellen e Platonit kane te njejtin fat; te vuajne ERRESIREN. POR, ata mund te ndryshonin fatin e tyre duke "i prere" ata zinxhirre, te besonin ne Drite,ne Liri,ne nje Realitet Me Te Mire jashte "shpelles se tyre" dhe te dilnin prej saj te bashkuar,me besim dhe vendosmeri per te kerkuar Lirine dhe Te Drejten e tyre te Merituar.