Denisa Saliaj Poezi
Denisa Saliaj

Barazia Gjinore Ne Edukim

Ekziston nje lloj edukimi gjinor,ku djemve u injektohet fryma e " SUPERBURRERIZMIT " dhe vajzave ideja e " SUPERFEMINIZMIT ". Ky edukim jo vetem cenon barazine gjinore,por edhe mireqenien dhe shendetin emocional,moral e shpirteror. Superburrerizmi perfshin disa" rregulla te ashpra" qe i bejne ata te ndihen si qenie jonjerezore thellesisht dhe BURRA siperfaqesisht.Çfare i ben jonjerezore rregullat e ashpra te SUPERBURRERIZMIT?? Fakti qe burrat nuk duhet te qajne kurre,ata e durojne dhimbjen,jane te forte,nuk ankohen kurre,sepse nje BURRE ' i vertete'perballon gjithçka. Kjo eshte e frikshme per nje femije mashkull.Ata jane njerez,si te gjithe,kane nevoje te shprehin ate qe ndiejne,te flasin per emocionet e tyre,te qajne kur ndihen keq.. Nuk eshte TURP,perkundrazi,eshte nje ndjenje njerezore. Te qaret,ndjeshmeria nuk jane DOBESI,jane esenca e nje njeriu. POR,SUPERBURRERIZMI nuk e lejon kete gje,ata duhet te jene gjithmone "GATI"per te perballuar dhimbje.Kjo,ne te vertete priret ti beje djemte te dhunshem,sepse nuk do mesohen te flasin per ndjenjat e tyre,nuk do e shprehin dhimbjen,do priren te 'maskohen' sikur gjithcka eshte ne rregull me ta,sepse po mos te pranosh e zbatosh keto " rregulla" nuk je nje BURRE,do ndiheshin te perjashtuar nga rrethi shoqeror ( nese 'thyejne 'keto rregulla),qe vet ata ( shoket) mund te jene duke i 'perballuar 'keto rregulla me ane " ndihmen" e substancave narkotike,alkoolit,apo marredhenieve e lidhjeve te pakontrolluara me vajzat,sepse per kete lloj edukimi,kjo do te thote te jesh BURRE.Ky lloj edukimi nis ne FAMILJE.Madje,qe kur zbulohet gjinia e femijes,dhoma e tyre mbushet me xixa,princesha,kukulla,ne fustane ROZE,me " te bukuren" nese eshte vajze dhe ngjyra BLU dominon ne dhome nese eshte djale dhe lodrat e tij jane pistoleta,makina,heronj si Batman,Ben 10 etj.Edhe filmat vizatimor per djemte i cilesojne ata si " HERONJ" qe per te shpetuar boten durojne njemije te zeza! Ne fakt kjo nuk kultivin altruizmin,Empatine,por Agresivitetin,dhunen,sepse heronjte perdorin FORCEN,DhUNEN si shpetim dhe si arm dominimi.Nese nje djale luan me pistolete,shikon Batman,Ben 10... Babai dhe nena e tij i thone se ai eshte nje Djale dhe i duhet te jete i forte,te dominoje mbi te tjeret,ti beje vet balle gjithckaje,mos te qaje kurre. Ky femije nuk mund te behet nje " SUPERBURRE",por i dhunshem,agresiv,i mbyllur ne vetvete,mund te shtiret si i lumtur,ose mund te abuzoje me drograt,se keto rregulla do jene nje presion per te dhe ai do priret ta kaloje me mekanizma " te reja".Ndonese,Superburrerizmi i bente djemte agresive dhe " te forte",Superfeminizmi priret te beje te kunderten. Vajzat konsiderojen princesha nga familja,ato meritojne perkujdesje ne maksimum,delikatese,butesi.Dhoma e tyre rrezaton ngjyren Roze dhe ato presin te trajtohen gjithmone mire nga te tjeret,sidomos nga Djemte.Ndryshe nga djemte qe perballeshin me heronj vizatimor te forte,ato perballen me Heroina te Bukura,te brishta qe meritojne nje " Princ te Kalter". Kjo i ben ato qe te presin shume nga te tjeret,te besojne te pamunduren,sepse ato mendojne se gjithcka eshte perfekte " si bukuria e tyre"! Sigurisht,ne kendveshtrimin e pergjithshem ne jemi njerez,por ekzistojne dhe vecori gjinore duke filluar me vecorite biologjike e deri te preferencat.Vecorite biologjike dhe preferencat ndikojne dhe ne edukimin e njeriut. Njerez te ndryshem vleresojne ide te ndryshme. Ne rastin e edukimit qe permendem,disa mendojne se kjo eshte menyra klasike e formimit te identitetit gjinor.Nese ata ( djemte qe edukohen me frymen e superburrerizmit ) priren ta bejne " heroizmin " e tyre kur mbrojne nje vajze,p.sh nje djale kembengul te takoje nje vajze ne nje orar te caktuar jashte deshires se saj dhe kur ajo s'pranon,ai fillon te insistoje dhe te perdori fjale imponuese deri ne kercenim.Nje " hero" ( djale i edukuar me frymen e superburrerizmit )nderhyn per te " mbrojtur " vajzen dhe kur s'merret dot vesh me fjale 'normalisht ' ngre zerin,perdor duart( grushton).Kjo qe ne pamje te pare duket nje gjest fisnikerie qe mbron dhe respekton figuren e vajzes eshte demtuese.Sipas edukimit gjinor jemi ne rregull. Nje vajze,e cila pret qe propozuesi i takimit ta mirekuptoje refuzimin e saj,ai qe s'e pranon dot refuzimin dhe nje " HERO" qe 'shpeton'vajzen nga situata e pakendshme qe mund te ndodhin.POR,une mendoj se kjo nuk eshte respekt,por nenvleresim,sepse nje vajze nuk ka nevoje per nje " HERO" per te dale nga situata te pakendshme qe mund te ndodhin,por ajo di te pergjigjet per veten e saj dhe te mbroje vendimet e fjalet e veta. Ne kete rast djali nuk mbron vajzen,por nenvlereson aftesine e saj se ajo mund t'ia dali vet te ktheje nje pergjigje perfundimtare dhe ajo eshte e afte te jetoje menyren dhe alternativen qe zgjedh.Nuk mund te kete IDEALE BURRERORE dhe IDEALE FEMERORE,por IDEALET jane NJEREZORE,njesoj per te gjithe.Keshtu qe,edukimi si kultivim i virtyteve duhet te orientohet ne BARAZI,ne nje mjedis ku femija vlereson qenien e vet,jo ta urreje,ta duaje dhe ta respektoje ekzistencen dhe boten perreth,jo ta shnderroje ne nje TMERR.Prandaj,si qenie me Arsye dhe Ndergjegje,njeriu duhet ta perdori arsyen dhe ndergjegjen maksimalisht per te ekuilibruar ate qe ndien me ate qe eshte e arsyeshme,me qellim qe te ruaje identitetin njerezor dhe rrjedhimisht dhe ate gjinor.

- Ese nga Denisa Saliaj



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0