Më mbaj mend (për 1 muaj)

Botë E Hidhur

Bota ku jetojmë është e Hidhur
Me mirësi dhe mosmirënjohje e ndërlidhur.
Jeta është një udhëtim i ëmbël dhe me vlerë,
Njeriu është qenie e vogël që varet nga gjurma ku shkel.

Udhë ku kalon me këmbë dhe me mjet
Jeta dhe koha jonë ecën me hapa shumë te shpejtë.
Njeriu priret të gjejë lumturi
Edhe kur e urrejnë dhe përballet me djallëzi.

Të jemi pak tolerantë,sepse të gjithë gabojmë,
Mos të jemi hakmarrës,edhe pse gabimet njëlloj nuk peshojnë.
Ka gabime që s'mund t'i tolerosh,
Edhe atëherë duhet të qëndrosh!

Jeta jonë është shumë e shkurtër dhe ne shumë të vegjël,
Prandaj,të kalojmë mirë me njëri-tjetrin dhe mos te ndihemi të verbër,
Të verbër për pasuri
Të sfidojmë njëri -tjetrin dhe të themi:" UNË jam më lart se ti!"

KJO AMBICIE SHKATËRRUESE E NJERËZVE KURRË NUK ZHDUKET PËRGJITHMONË,
RËNDËSIA MË E MADHE NË JETË DHE BOTË ËSHTË NJERIU DHE KJO "HIDHËSI E VET QENIES ( njerëzore) TENTON TA NDRYSHOJË!...

- Poezi nga Denisa Saliaj



Nuk ka akoma asnjë votë


Komente 0