>
LETERSISHQIP

Barazia

Të gjithë njerëz jemi,
në të njëjtin planet jetojmë
Të njëjtat shqisa dhe organe kemi
megjithëse, nga njëri-tjetri ndryshojmë.

Të gjithë kemi preferencat tona
Asgjë dhe askush i bukur s'është perfekt,
Shumëllojshmëria është pjesë e jona,
Të gjithë kemi nevojë për përkrahje në jetë.

Parandaloheni përbuzjen ndaj njerëzve,
Vlerësojeni dhe respektojeni Barazinë!
Mos u tallni me pamjen dhe fatkeqësite e të tjerëve,
Duajeni dhe ndihmojeni NJERIU - NJERINË!