Denisa Saliaj Poezi
Denisa Saliaj

Thellësia

Ajo që ti sheh nuk është vetëm aq sa duket fizikisht. Përtej saj fshihet diçka dhe ti përpiqesh ta zbulosh. Por, çfare dobie të sjell ty kjo?? Që nuk rri vetëm sipërfaqësisht, por mundohesh të zhytesh në esencën e ekzistencës së saj. Por, edhe kjo e ka një kosto! Ti shkon në esencë, por jo konkretisht, shkon në mënyrë abstrakte. Sa mund ta shijosh elementin abstrakt? Herë pas here ne kemi nevojë të zbresim në shkallë konkrete, sepse abstraktizmi të çon larg, thellë, përtej... mbi konkreten. Kontradita fillon; Mos të rrish vetëm në elemente fizikë, sepse nuk mjafton pasi ka një kuptim, nje vlerë dhe një perfundim përtej kësaj materieje, por deri ku?! Deri ku mund te zhytemi përtej fizikes?? A ka një pikë që na shkëput totalisht me ekzistencën tonë, apo edhe abstraktja është pjesë e ekzistencës, apo esencës se ekzistencës sonë??? Deri ku mund te shkojmë përtej konkretes?? A keni frikë të shkoni shumë larg konkretes, sepse keni frikë se nuk do të keni shumë njerëz dhe elemente të zakonshëm?! Mos kini frikë nga thellësia apo lartësia e abstraktes! Ju do shkoni në një pikë ku nuk do shikoni shumë njerëz që i shihni përditë nga jeta fizike, nuk do shikoni shume objekte, por do kuptoni vlerën e tyre. E rëndësishme është të jeni të vetdijshëm ku jeni, ku keni udhëtuar me mendje dhe për çfarë mund të të shërbejë dhe çfare dobie të sjell. Nëse ju dini kuptimin e të gjithë udhëtimit abstrakt, mos u frikësoni qe s'ka të tjerë në atë thellësi ose lartësi, sepse abstraktja nuk është pikë e përbashkët, ti ke nivel abstrakt të ndryshëm nga të tjerët dhe ky nivel nuk është që të jesh mbi të tjerët, por të kuptosh qëllimet, vetveten, të kuptosh në pikë të thellë fiziken, të ndërgjegjësohesh për realitetin dhe atë që fshihet pas realitetit sipas nivelit tënd abstrakt, të vizitosh nivelet abstrakte të të tjerëve që të kuptosh natyra të ndryshme. Kjo të vlen si pjesëmarrës në botë, si një thellim i të kuptuarit. Mos ki frikë nga abstraktja se ajo të çon përtej konkretes, ajo është një dimension më i realizuar i saj( konkretes).

- Ese nga Denisa Saliaj



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0