Denisa Saliaj Poezi
Denisa Saliaj

Tema: Prozë Për Vetminë


Me Veten

Ndonjehere eshte mire te ikesh nga te gjithe, nga gjithcka dhe te qendrosh vetem me veten tende,te rrish duke degjuar frymemarrjen tende, qetesine ose shperthimin qe gjendet pas kesaj lekure mbuluese te fytyres e trupit tone, te degjosh veten tende, fjalet qe u ke thene atyre qe s'ti kane kuptuar, ose fjalet qe s'u ke thene fare, por i ke menduar,,,ose fjalet qe jane kthyer ne biseda miqesore apo te thella dhe te pelqen kur ia rithua vetes.T'i besh nje skaner perjetimeve qe kane lene gjurme dhe ti lesh aty ne vendin e vet, sepse nuk i zhbejme dot.Te mos shohesh fytyra te vrenjtura, ose te qeshura qe fshehin " ndjesi te ngrysura "ose dhe thjesht njerez te qeshur qe ndodhen ne nje nga fazat e tyre te lumturise, te cilen e kalojne shume shpejte,ku shikon vetem fytyren tende, e cila i merr te gjitha format e mundshme, e ngrysur, e rrudhur, e qare e uleritur, e buzeqeshur me ironi dhe shfryrje nervash, e buzeqeshur dhe mirenjohese per copezat e lumturise se perjetuar dhe me ne fund e qeshur qe ke provuar shume gjendje mendore e shpirterore njerezore dhe me pas e ngrire qe e gjithe kjo mund mos te kete kuptim...Te degjosh zerin e ndergjegjes, e cila eshte ngjirur duke u munduar te te fale per " kryeveprat "e tua, te germosh ne ate erresiren tende se çfare tolerance, pranimi duhet t'i besh qe mos te cenoje "driten " e njerezve te tjere. Te shohesh veten ne dimensionin me bazik qe ke lindur, me te eger qe ke qene bere, me emocjonale dhe se fundmi cfare dimensioni ke zgjedhur te jesh. Pastaj shikoje zgjedhjen me ate " baziken" qe fle nen lekuren tende,largohu nga erresira dhe shiko pastaj sa drite i ke dhene gjithçkaje ku ben pjese... Kam frike se do te dominoje erresira,por rendesi ka qe ke ndezur nje fije te holle pishtari qe perpiqet te ndriçoje..Pastaj mund te besh çte duash me veten,te ulesh e te meditosh,te bertasesh,te qeshesh me zerin tend timbrioz e te qash pas kesaj,te shkosh ne piken me te erret te mendjes e shpirtit,te dalesh e te ndriçosh sadopak me nje mendim te ri,te larget,ndoshta me te paster. Largohu nga te gjithe per te qendruar me veten, dhe largohu nga vetja per te zbuluar/krijuar nje " Vete te Re"

- Prozë nga Denisa Saliaj


- U dërgua nga Denisa -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0