Më mbaj mend (për 1 muaj)

Dervish Shaqa - Kenga E Azem Galices (Pjesa 2) Lyrics

Nuk ka akoma asnjë votë


Azem Galica oh po rrin n’krevet
O rrin n’ krevet e kqyrë n’frengji
O merrni vesh more shoktë e mi
O plot Galica na u mbushë ushtri
S’paskem besë shokë me kët Serbi
Thotë Shabani ; Azem bre vlla
Shqyptart besë nuk kanë me shka
Po a e din vllaznit qysh na i kanë vra
Azem Galica na u qu në kamë
Me shokë t'vet ni dert po e bonë
Po e bon dert me shokë te vet
Nuk m'dhimet jeta o që po vdes
O po na i thrret more grues vetë
O bjerna arkat me fyshek
O bjerna arkat me fyshek
Ktyne shokëve o me jau shkepë
Ktyne shokëve o me jau shkepë
O për vatan eu po domë me dekë
Eu a çue Shota o shpejtë e shpejtë
Po i bjen arkat me fyshekë
O merrni djem sa t’doni vetë
Vet po e merr t’shkretën manzerkë
Ja nis pushka o po kërset
Azem Galica shokëve u ka thanë
O delni shokë ju për çatë anë
Vetë po u dal ushtrisë n’mejdan
Kur ka dalë Azemi n’lamë
E ka vra o nji kapetan
Po liftan trimi gryka n’grykë
Shtatë xhanar i vrau n’kapexhik
Shtatë xhanar po i vret mejherë
E ka vra po ni kolonel
Krisi topi na i ra zidit
Po i pisket Azemi Halitit
Po ku t’kam ore Halit Bajrami
Qitjau rrethin okolla gardhi
Azem Galica o çka ka thanë
Djemtë e Gashit gjithmonë janë kanë
O pa u provue s’njihet trimi
O shumë po i vret more Xheladini
Shtatë xhanar na i vrau Qerimi
Shumë po i vret Halit Bajrami
Shumë po vret edhe Halit Bajrami
Tanë po i vrajka o njaj livadhi


Ky tekst u dërgua nga Milot





Dervish Shaqa - Kenga E Azem Galices (Pjesa 2)
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kenga E Azem Galices (Pjesa 2)".
3. Video është e këngës "Kenga E Azem Galices (Pjesa 2)", por nuk këndohet nga Dervish Shaqa.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Dervish Shaqa:


Komente 0