TEKSTESHQIP

Dervish Shaqa
Deme Isufi, Arif Povata
Lyrics

Demë Isufi o Arif Povata
Krisi o pushka ne kërshollaja
O po gjun o topa more Vesel Pasha
Gjun me topa e po kqyr turbi-e
Cili o Dema haj or nuk po e di-e
Cili o Dema i Isuf Haxhisë
Po i ban n'kamë Reken e Malsisë
O n'Verra t'Llukës e n'Qafë të Morinës
O ja dhanë besën haj more Monë Avdisë
O ja dhanë besën more në shuplakë
O t'i maroj heu kuvend n'Turjakë
O ja panë sherrin nizet bajrakë
Nizet bajrakë ja u kan pa sherrin
Në Gjakovë ma qojn Veselin
Në Gjakovë more Vesel Pasha
E nxan rob ore Sylejman Aga
O Sylejmani o ni njeri o zotni-e
Po i shkrun letrat e i qon në Malsi-e
Mledhë o Malsia ore katër mijë
Ali Ibra osht dalë o po u prin-e
Si asllan në atë të zi-e
N'Qafë t'Osekut kur kokan hi-e
Kur janë dalë në Qafë të Oskeut
Ja u ka q'kep Pasha ryshfetin
Jon përla bre malsort nder veti
Ka nizet pare i kan da për njeri
Hej me qat dit o pshtoj o Veseli

DËRGOI: