>
LETERSISHQIP

Pa Përshtatje

Mes psheretimave
piqeshin
ndryshimet…?
Cektësi
jetës së zbehur në
ekstreme
na përpunonin
përballjet…!
Në kohë shtrëngatash
ndanin
njesive kohore
të matur dhe
dërmuar, hidherimeve
zhytur
mendimeve…?!
Zbërthyer
udhëtimet tona pa
destinacion.
Ashtu matemi, në cektësi
vizionesh
të ndërprera, ndryshimesh!
Nuk kemi qasje
largësitë, i ndajmë
dhimbjesh
përshtatur mes rrënjëve
zbuluar
na mban dheu…?!
Nuk e di
nuk e di pse më dhemb
më trëmb
kjo dallgë e jetës!…
E pandryshuar
mes gjendjeve dhe
dhimbjeve
shfrenuar
mbi gjendjet e tyre
pushtuar
errësirave…!
Nuk gjej vizion.