>
BIOSHQIP

Dhurata Bashkëpunim Me 2ton?!

05-08-2015
Këngëtarja Dhurata Ahmetaj i është rikthyer skenës muzikore gati pas 2 viteve pauzë me një projekt të ri i cili titullohet "Bone pa mu" dhe që në daljet e para ka arritur një sukses mjaft të konsiderueshëm.

Megjithatë ky nuk do të jetë projekti i vetëm i këngëtares për këtë verë, kjo pasi ajo i është futur punës në studio dhe ka planifikuar që nga fundi i sezonës në shtator të publikojë këngën e rradhës.



Ende nuk dihet nëse kënga do të jetë duet apo solo, mirëpo emisioni Prive sipas disa burimeve mëson se kënga e re e Dhuratës mund të vijë në bashkpunim me reperin e njohur nga Ferizaji, 2 Ton.

Ndërsa festat e fundvitit do ta gjejnë Dhuratën me një tjetër projekt muzikor, pra gjithsej edhe 2 projekte muzikore nga Dhurata për këtë vit.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Dhurata Bashkëpunim Me 2ton?!