>
BIOSHQIP

Dhurata Dora Në Koncert Humanitar Për Mirjetën

18-03-2015
Dje në qytetin e Pejës është mbajtur një koncert humanitar për Mirjeta Shurdhaj e cila është e diagnostifikuar me një sëmundje shërimi i së cilës bëhet jashtë vendit.

E për t’i dal sadopak në ndihmë, kanë kontribuar edhe këngëtarët tanë. Blero Muharremi dhe Dhurata Dora janë ndër emrat më të njohur që kanë qenë të pranishëm.

Madje, kjo e fundit ka publikuar një fotografi ku shihet se është e rrethuar me fansa dhe me prezentuesin Labinot Gashi.

Dhurata fotos i ka lënë edhe një shkrim ku thotë se shpreson që Mirjeta sa më shpejtë të gjej shërim.
(Indeksonline)

Dhurata Dora Në Koncert Humanitar Për Mirjetën