>
BIOSHQIP

“A Bombi” Së Shpejti Do Të Kthehet Në Youtube

06-04-2015
"A bombi" ishte hiti i fundit i këngëtares Dhurata Dora, e si i tillë mblodhi plot 12 milion klikime në kanalin e saj zyrtar në youtube. Por duke qenë se kompania menaxhuese e saj Arkiva Shqip nuk kanë qenë të rregullt dhe nuk kanë lejuar transmetimin e klipit në portale të tjera, vetë youtube e ka parë të arsyeshme heqjen e këtij videoklipi. Por vetë menaxherët kanë treguar se klipi do të rishfaqet shumë shpejt në yotube. Madje ata kanë thënë se Dhurata këtë vitë do të vijë edhe me 2 a bombi të tjera. Nuk është hera e parë që këngëtarët bien pre e kësaj kompanie, shumë prej tyre vazhdojnë ende të jenë të pakënaqur me Arkiva Shqip, sepse kjo kompani lejon transmetimin e videoklipit vetëm në youtube dhe disa rrjete sociale.
(B.A/Teksteshqip.Com)

“A Bombi” Së Shpejti Do Të Kthehet Në Youtube