TEKSTESHQIP

Diadema
Mbijetesa
Lyrics

Zjarri mes dashurisë dhimbje po më krijon
Mjegulla e mesnatës hijen ma reflekton
Kurrë s’dëgjova zërin, emrin po ma thërret
I humbur n’kohë, i humbur s’dua të vdes

A mund të më shikosh, të më thuash “të dua”
Plagën të ma shërosh, brengat pa masë t’i shuaj
Armik nuk kem, armiku na shkatërroj
Të përshëndes, këto ëndrra do t’i luftoj

Më do, m’lejo, të kem një jetë

Kjo botë është çmendur, e humbur s’ka shpëtim
Askush nuk don ta shoh të mbushur me mjerim
Fushat plot fjalë, kokën në maje t’malit
Për çdo kalimtar, vendbamini i djallit

Krijuesi na dha dritën, e krijoj errësirën
E ndau të keqen një hap t’vogël me të mirën
Koha po na përbin, n'të mirën nuk kalova
Dita e gjykimit vjen, të bukurën se shijova

Më do, m’lejo, të kem një jetë
Më do, m’lejo, të kem një jetë

Në këtë botë prapa s’mund të ec
Po lotoj, e kaluara më ka mbetur
Si një njollë, më ndjek prapa, luan me mua
Dhe mendoj veten a ta dua

Dhe ti luaj, qesh, këndo me mua!
Më friksëo, më ik, më le të vetëm!
Më largo, më vrit, më vajto!
Po të lus, kurrë mos më harro!

Më do, m’lejo, të kem një jetë
Më do, m’lejo, të kem një jetë

DËRGOI: