>
BIOSHQIP
Biografia
DIANA RUCI nga djepi i polifonis (Gjirokastra) qysh e vogel ka qene e apasionuar pas kesaj kulture shqiptare krahinore, e edukuar edhe nga prinderit me zerin e saj ka ngjallur interes te hershem dhe per kete eshte aktivizuar ne grupe te ndryshme polifonike. Interpretimet e saj jane mirepritur nga publiku, eshte vleresuar nga njerez te artit e te kultures si profesoret: Vaso Tole, Birce Hasko, Roland Ceno, Artisti Popullit Kadri Roshi, Lazer Filipi si dhe muzikologet, Haxhi Dalipi dhe Bajram Lapi etj. Ndersa NEILI vjen nga nje treve (PRONGJI) qe e ka ne tradite polifonine labe dhe ashtu sic ka hapur shkollen e pare ne zonen ku ajo shtrihet (Krahine e KARDHIQIT) edhe kenga labe e saj eshte perhapur e prezantuar si brenda e jashte treves ku ajo shtrihet.

Ne moshen e rinise DIANA e ka gjetur veten ne pallatin e kultures Gjirokaster.Ndersa NEILI eshte aktivizuar ne grupin polifonik te shkolles 8-te vjecare ne fshatin e lindjes PRONGJI dhe qe nga viti 1996 e ne vazhdim te DY anetare te shoqates Kulurore Artistike ” Polifonia Shqiptare”, me pjesmarrje aktive ne te gjitha elementet e nje grupi polifonik(lab e popullore).DIANA ka qene dhe solistja kryesore kete e deshmojne edhe albumet e cd.

-Pjesmarrja ne grup polifonik me shume dashamires te disa trevave si nga Gjirokastra,Tepelena,Saranda,Vlora etj e inkurajuar edhe nga njerez te artit e te kultures si dhe pjesmarrje disavjecare ne Shoqaten Kulturore Artistike “POLIFONIA SHQIPTARE” se bashku me bashkshortin NEIL RUCI kane sjelle nje repertor te larmishem ku perfshihen kenge patriotike, elegjike,lirike e shume te tjera te cilat jane ne kujtesen e atyre qe i kane degjuar por njekohesisht te arshivuara ne studio si dhe ne kaseta e cd.

AKTIVITETET: Pjesemarrja ka qene ne aktivitete Kombetare e Nderkombetare si : -Pershendetja e festave te clirimit (2000-2002) - Pershendetja e konferences se Pezes (1998) - Pershendetja e takimit te intelektualeve Fier-Mallakaster -Pershendetja e takimit te intelektualeve ne Prizren (2001) - Persendetje ne pervjetoret e shoqatave simotra (Laberia, Dukat, Kute, etj.) - Pjesemarrja ne festivalin Euromuzika ne Umbria te Italis (1999) - Pjesemarrja ne fest-folk 2001 organizuar nga shoqata “Polifonia Shqiptare” - Pjesemarrja ne festivalin Nderkombetar Bylis-Fonia 2006, organizuar nga shoqata”Polifonia shqiptare” -Pjesemarrja ne festivalin polifonik ne Ana Kalamas te Janines (Greqi2006). Me Grupin Artistik “JEHONA SHQIPTARE,,te krijuar ne Korrik (2007) jane kryer nje sere aktivitetesh si:Pershendetja e 95 vjetorit te ngritjes se flamurit ne TIRANE,Koncert festiv me rastin e hapjes se Panairit” KLIKEKSPOGROUP,, (Nentor 2007)-Pershendetja ne Hotel Sheraton Tirana ne Dhjetor 2008: 15 vjetorin e kompanise:”COMPUTER&COPIER SYSTEMS,, (CCSgroup) me administrator dashamiresin e polifonise labe GENC LIKSKENDAJ. Eshte per te theksuar qe nga dita ne dite ky Grup po e gjen vehten ashtu sic duhet, me nje dinjitet kombetar,kete e themi nga vleresimet qe po na behen jo vetem nga njerez te artit e kultures por edhe nga Personalitete te Larta Shteterore, Perfaqesues te Trupit Diplomatik akredituar ne Shqiperi dhe organizma te tjera Nderkombetare, sic eshte Pershendetja e Aktivitetit ne Shkurt 2009 te MINISTRISE SE KULTURES per projektin e Ridimesionimin e Muzeut Historik nga Qeverria Spanjolle ne kuadrin e ruajtjes se trashigimnise Kulturore.Kete takim e nderuan Zv. Kryeministri, Ministri Kultures, Ambasadori Amerikan, Ambasadori Spanjoll, Koordinatorja e OKB, Perfaqesues te UNESKO-s dhe PNUD-it etj. Prezenca e ketij Grupi ka qene edhe ne aktivitete te tjera qe ka organizuar” BASHKIA,, ” QENDRA KULTURORE,, e TIRANES dhe “UNIONI ARTISTIK KOMBETAR, etj.

Më datë 13 Gusht 2008, Diana Ruci publikon videoklipin "Për Kaleshën Ç'më Merr Malli". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Diana Ruci. Videoklipi u prodhua nga kompania Shqipja Master.

Më datë 17 Shkurt 2009, Diana Ruci publikon videoklipin "Xhindeja". Videoklipi u prodhua nga kompania Shqipja Master.