Nje Shkop I Vogel

Pese shkopa te vegjel
stivosur ne vater
njeri behet prush
mbeten vetem kater

Kater shkopa te vegjel
mbuluar me dhe
njeri kalbezohet
mbeten vetem tre

Tre shkopa te vegjel
i mblodha me ty
njeri humbi rruges
mbeten vetem dy

Dy shkopa te vegjel
ne parmak i ve
njerin e merr era
mbetet vetem nje


Nje shkop i vogel
me gunga dhe i zi
digjet fet e fet
mbetet vetem hi

- poezi nga Diellza Buduri


- Poezia u dërgua nga Diellza Buduri -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3