>
LETERSISHQIP

Sokrati Në Athinë

Në Athinën e Greqisë së Lashtë
ku diskutoheshin ide, kish histori,
m’u në zemër të lindjes së shtetit
qëlloi të jetojë Sokrati.

Lindi Sokrati mendimtar
që parim kish moralin, pastërtinë,
ngriti teza për liri, drejtësi
demokracinë, si themel në filozofi.

Siç i ndodh të drejtit në jetë
ashtu i ndodhi dhe Sokratit,
iu mbodhën djajtë, demonët
për t’i bërë gjyq, për ta hequr.

Në gjyq të padrejtësisë foli ai
helm piu e akuzat politike s’i pranoi,
një çast atë e zhyti, e mposhti
por qëndroi ndër mendjet e njerëzve, ndër shekuj.