>
LETERSISHQIP

Poseidoni Nuk Është I Lumtur

Poseidonin njerëzia, e shihte me smirë të madhe,
tek e vëzhgonin me muskujt të tijat, kur lahej me ëndje në det të paanë,
zhytej poshtë në thellësi të detit, e dilte lart si një feniks,
sa habiste tërë njerëzinë, e cila mrekullohej e do të donte pushtet të tillë.

E mendonte popull i tërë, sa i lumtur Posedioni mund të jetë,
pushtet ka, forcë po, trup e muskuj bëra bashkë, si ndokush në të rrallë,
po kërrkush nuk e dinte se pushtet i tij rëndonte fort, si ngarkesë në një urë të prishur,
një shpatë mbi Poseidonin ngrihej nga deti gjer në qiell. Ishte shpatë e Demokleut, më e rënda, më e trishta.

Poseidoni lahej prapë, pushtet kishte në gjithë detin e paanë,
e me smirë e shihte njerëzia, si lahej, përlahej e frigëllkonte nën ujë të kripur,
e të gjithë mendonin krejt pa rreshtur: "Sa i lumtur është Poseidoni", por kërrkush shpirt të tij nuk dinte. Poseidoni, jo, nuk është i lumtur.