>
LETERSISHQIP

Zemra Nënash

Sa lehtë të thuash kriminel, t’i nxish faqet e gazetave, qelinë pa e provuar,
moshën e re pa e kuptuar, shumë e lehtë të thuash, ftohtë e rreptë të flasësh mbi ndjenja njerëzish.
lehtë të flasësh për drogë, trafik, qenie, norma, vlera, halle, njëmijë të zeza që mbijnë si vazo saksie,
e këto nuk paskan lule, as manushaqe që mbijnë në pranverën me shumë ngjyra.

Por pas të zezës që vetëm flitet, fshihet një bashkëshorte që kërkon bashkëshortin në shtëpi,
fëmijë të vegjël që duan babanë ta shohin gjallë, një njerëzi që dergjet në vuajtje dhe në vështirësi,
se dhe qenia më e poshtër, edhe ajo më e ndyrë, ka njerëzi, ndjenja, mall,
e të kuptosh se përtej hekurave, dhe pas tatuazhit me një zemër të madhe në kraharor, qajnë pa reshtur zemra nënash.