>
LETERSISHQIP

Një Vullkan Kam Në Shpirt

Një vullkan kam në shpirt,
Në shpirt kam një vullkan.

Dilema është se do ta nxjerr vullkanin nga shpirti,
apo do ta lë vullkanin të më plasë në shpirt.

Më mirë ta lë të më plasë në shpirt,
se kështu digjem unë, ngrohen të tjerët, e s’ka më trishtë, e bukur njëkohësisht se shpirt i plasur.