>
LETERSISHQIP

Pse Poetët Vdesin 27 Vjeç

E çuditshme është se poetët më të mëdhenj thuajse kanë vdekur gati 27.
Shumë e çuditshme është, por edhe nuk është njëkohësisht, po mendoj unë.
Por edhe kaq e çuditshme nuk është, po ta mendosh thellë e thellë dhe nëse e mbush moshën 27.
Në këtë moshë njeriu nis e bie nga parimet, “fut ujë” thonë rëndomtë, ndërsa njerëzve të zakonshëm kjo gjë nuk iu rëndon, poetëve, ata me shije të hollë dhe me shprehi letrare, iu prek thellë në zemër, në raste deri në vetëflijim. E vetëflijimi kurrë s’mund të jetë fundi i asgjëje, ndoshta çlirimi i madh.