>
LETERSISHQIP

Ajkuna

Ajkuna mbyllur në manastir të vetmisë, me hijen e madhe të nënës loke, vajton vazhdimisht,
mbyllur në katër mure të gurta, që madhërisht ngrihen me hekur, me qiparisë dhe kukuvajka në sfond,
në atë vend të vetmuar dhe të heshtur sa nuk ka më, ku dhe guri pëlcet nga vapë e madhe dhe e heshtur si vdekja,
hijshëm dhe madhërisht me pëllumba të zinj mbuluar, për çdo pasdite paraqitet hije e Ajkunës, që qan bijtë e vet që ikën si pëllumba.

Bijtë e saj, të Ajkunës mëmë, bij të qiellit të paanë, që ndër glob ecin në erëra e në stuhi të fuqishme, përballen me breshër dhe shi e borë,
bijtë e Ajkunës, Omeri i nënës, lutja e gjallë, loti i fshehur, zemra e ngratë, një zë dhe brohorimë, një Zot dhe një trishtim,
e në atë vend të vetmuar dhe të heshtur sa nuk ka më, ku dhe guri pëlcet nga vapë e madhe dhe e heshtur si vdekja, Ajkuna vajton bijtë e vet, që ikën në globin mbarë në fatin e zi e të panjohur. Ajkuna, nëna hijerëndë, një mall sa një zemër e madhe, për Ajkunën, nënën me zemër të madhe, sa një manastir në ishull të vetmuar. Aty, Ajkuna qan bijtë e vet.