>
LETERSISHQIP

U Dashurova Flakë E Valë

U dashurova flakë e valë, si ujët e ujëvarës që bie në gur të thatë,
unë u dashurova dhe vërtita si një shqiponjë që ngultas ecën në ajrin e pafund qiellor,
dhe në vend të shijimit të qiellit, të universit të paaanë dhe të dashurisë që ëndrrën më kishte kallë’,
unë u lëshova poshtë drejt e në gurrë e gur’ thepisur, u bëra copë-copë, nishan nuk më gjendesh.