A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Pasaportat E Botës

Pasaportën shqiptare dua ta kem sigurisht, se në këtë atdhe kam lindur, nën perënditë e Ilirisë jam lerë,
por përse mos ta kem edhe një pasaportë greke për shembull, meqë e kam si atdheun tim shpirtëror, me Olimpin zemërzjarrtë,
edhe një franceze unë e dua që të ruaj atë krenari të fisshme të një kombi që është kaq i lartë në kulturë, mrekullia vetë,
kurse dua që ta kem edhe një pasaportë fiorentine, të këndoj vargje të Dantes, shpirtit fisnik të lirikut italian që ka mahnitur botën me “Komedinë” e tij.

Por nuk dua vetëm pasaporta të perëndimit, edhe të lindjes, unë çuditërisht i dua shumë, se dhe ata janë kombe me vjetërsi dhe lumturisht krenarë,
dua një pasaportë të Algjerisë, Algjerin ta vizitoj dhe Mondovinë, vendlindjen e shkrimtarit tim të preferuar, Kamysë,
po të lashtë janë edhe Maroku, Irani, Iraku dhe Afganistani, Arabia gjithashtu, sot në terr, por dikur ishin me biblioteka nën Babiloni.
E dua në fund një pasaportë siriane, më e bukura, më e dhimbshmja, pasaportën e viktimave të Sirisë, të shoh sesi në letër të dokumentit shtetëror sirian, rreh zemra dhe pulsojnë nerva të drejtësisë dhe të pafajësisë, një mall o Zot!

- poezi nga Dionis Xhafa


Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019