>
LETERSISHQIP

E Keqja Në Zemër Të Botës Dec 15

E keqja është ngulur në zemër të botës, si thikë e ashpër që rrotullohet, vetëm dridhet e përdridhet,
dhe e vret këtë glob, këtë njerëzi, këtë rruzull tokësor ku ne jetojmë, e keqja future poshtë si helm gjarpri, si dhëmbë ulkonje,
por mos u merr me të keqen, fare hiç, ti rri lart nëpër re dhe në qiellin e paanë ti qëndro, atje vetëm ëndërro, nëpër yje, nëpër brezare të kaltërsive,
do të lundrosh, do të ndihesh mbret i botës, eh sa bukur eh sa mirë, rruzull globit hënë e plotë, diell që fytyrën ta ndriçon, eh zemër bukuroshe, një lavdi dhe një dolli, bukuri e jashtëzakonshme.