>
LETERSISHQIP

Dinjitet

Ruaj veten, në këtë kohë trazirash dhe çudish, ruaj veten njeri,
mos u njollos, drejtësi trego, por kujdes se edhe drejtësia zhytet, dihet,
në problemet e botës mos hyj pa ftuar dhe kujdes kij, nga ligësitë e njeriut,
kafshës më të egër në pyll, më e egra padyshim, mbaj vëmendje, ruaj dinjitet.

Nëse vdes si kalbësirë do të shajnë dhe do të të pështyjnë, ruaj veten njeri,
pis sa më pak bëhu, kurse shoqërinë mos e shiko, ajo tradhton dhe kafshon për të mbijetuar,
edhe mbijetesa ka plagë të rënda, por nga ana tjetër të mbyturin mbaj kujdes kur ta ndihmosh,
sepse kot nuk thuhet ndër popull tonë: “i mbyturi zotëri, të mbyt”.

Është kohë e vrasjeve, ekzekutimeve, mafiozët e rrugës lëvizin me makina luksoze natën,
ti mbaj veten dhe krenarinë, më mirë vdis se më emër të pistë dhe të lig, ta dish,
dashuri ushqe në jetë, lumturi, hare, ngazëllim dhe nëse jeta të vjen kaq e ashpër sa s’mundesh për këto,
atëherë vuaj vetë, por mundohu që brezit të ardhshëm t’i dhurosh, humus, me dhimbje e lot, një vazo me saksi.