>
LETERSISHQIP

Shtëpi E Ngrohtë

Shtëpi e ngrohtë, më kthe ku isha, në atë vetmi e në çiltërsi,
jo më në këtë botë të egër dhe me njerëz të këqij, jo më,
secili me thonj që do të më varrosë dhe të më kallë në dhe mua,
këtë mendojnë këta vemje, këta të mallkuar dhe ç’njerëzorë, vetëm vrasin.

Në harresë dhe pabesi, thika pas në shpinë ngultas dhe në gjyqe e pa gjyqe,
burgu në burg dhe loti në lot, mënxyrë e sotme e mall që dëftim nuk ka, s’ka as dëshpërim,
askush nuk pyet më, njerëzi e dreqit dhe dreqi i njerëzisë, që hidhet pritet ndër saraje,
unë mjegulluar jam, sytë lotojnë edhe zemra ngulfatet, nxihem, bëhem ndër ecejakje, si plumb në zemër unë kam.

Ajër i rëndë e vdekje përpara, njëqind mënyra për njëmijë halle, problemi i madh si gur Sizifi,
oh mo ç’dhimbje, ç’vrasje e ndyrë, më godasin e më çajnë, më pëlcasin dhe më shajnë,
mut e llum, llum e mut, kurva të pista kanë zënë trotuarin, kurvari fshihet, ndjenja rrihet, bollë dynja,
pse po më mallkon o Zot i madh, ç’bëra kështu, në këtë dhe e vend, në këtë tokë pa tokë, gjithë të pabesë.

Më kthe në shtëpi, në Maqellarë, në dhomën time dhe në fëmijëri, ku ishte buka dhe s’kishte lekë,
senator unë dhe kërkoja paratë që nuk ishin, një bujk tokën tek gërmonte, s’kish asgjë dhe më vrau shpirtin,
të rriturit janë më djajtë, ata kothere bukë duan dhe as njerëzi nuk njohin, vdiqën njerëzit, të gjithë harroji,
familjen shih, botë e përtejme digjet në kraharorin që merr flakë dhe përvëlohem unë, digjem, digjem.