>
LETERSISHQIP

Vetmi

I vetmuar jam, njerëzit e drejtë tradhtohen në jete e unë herën e parë
që u tradhtova reagova keq, aq sa u duka shumë realisht keq, banal, duke shkelur hipokrizinë e pësova vetë,
mua askush nuk më do, sepse kam kuptuar se në këtë botë askush nuk e do të drejtin, por vetëm ata,
që në dukje sillen si të mirë, por lejojnë për çdo ditë padrejtësinë të jetë sistem.

Oh vetmi e tradhti, o Zeus sa keq që jam, kockat më janë thyer dhe shpina është shtrembëruar,
dua pak mjaltë Athine që të mund të vij më vete, eci turbullt dhe vetëm emri më ka mbetur perëndi,
se jam bërë njeri dhe kockë njeriu, jam shtrembëruar dhe marrosur krejt, bërë turp e thua,
jam rrënuar ndër llomka të thella të shoqërisë së rëndë, që njeh vetëm mashtrim dhe hipokrizi, sa një mal.