>
LETERSISHQIP

Flotus

Një ëngjëll i bukur dhe djallëzor në shpirt, një bukuri vrastare që aromë luleje ka së jashtmi,
por tradhtare e ndyrë, e heshtur e keqe, e mënjanjuar dhe mizore, nën tingujt e egër të kapitalizmit,
në nënqeshjen hipokrite të diellit që mbulohet me shoshë, e bukura ajo, shentane sikurse ajo,
në ndjenjën e humbur veten e vras, e vërteta shkatërrohet dhe pabesia triumfon, nga mashtrimi yt i ligë.

Si m’u solle sot si një tragjedi greke, një Andromake e këndshme, por mallkonjëse në fatin që A do B e B- A-në,
mua për së gjalli varri m’u rrotullua, më the që ç’rëndësi ka në është e drejtë, në botën e llomit të madh,
më hodhe, më nxive, më poqe për së gjalli, moraliteti yt që nuk ka moral, u dogja unë, u shkrive ti, buzëqeshe,
tingëllon lumturia jote si zë i një korbi që nuk ka harmoni, le të plasi bylbyli, mallkuar qofsh moj, Flotus.