A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ferra

Unë dua lulet,
por ju më jepni ferra,
gënjeshtra sa vjen ujitet,
humb e mira, edhe vlera.

Si gënjehet kaq kollaj,
tradhtorët bëjnë të pafajshmin,
llumi thotë se janë të larë,
janë kriminelë dhe mashtrues, të hatashëm.

Dashurinë e kanë humbur,
vetëm të gënjejnë dinë dhe maskarallëk,
njerëzisë mos i besoni, as për t’u lutur,
më mirë jo mashtrim dhe fukarallëk.

Tradhtinë ti le dëshmitar,
manushaqet që premtove i ktheve në ferrë,
të shkosh të varesh fill e në litar,
se këto mashtrues, këto të pacipë e të pafe.

Si ka mundësi që njeriu është kaq kafshë,
sa dhe kafsha ta ketë zili,
shkon e zhytet në llum shtatë pashë,
veç gënjen për interes e rehati.

Vetëm flasin maskat, të këqinjtë,
maskarenjtë që mashtrojnë hapur,
e shpërdorojnë hapur lirinë,
tradhtinë e kanë tulatur.
Njeriu qenka vërtetë kafsha,
tradhtorë, dinakë edhe hasmëri,
po përzier pse unë pata?
nuk çelin lule në marrëzi.

Po u vrafshit dhe copëtofshit,
një më një dhe dy më dy,
kockat tuaja u marrofshit,
se kjo jo nuk quhet jetësi!

E dija se njerëzit nuk gënjejnë,
duke qenë se vetë nuk di,
dija se ka mushqerra, manushaqe,
por gjithçka qenka ferra dhe tradhti.

- poezi nga Dionis Xhafa


- Poezia u dërgua nga Dionis Xhafa -

Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019