>
LETERSISHQIP

Njerëzve Të Vendit Tim

Njerëzve të vendit tim, unë fjalën ua besoj,
unë për ta e ata për mua himn, kudo kushtroj,
me ta jam tribun, çlirim, si bilbil nis këndoj,
e vallëzoj sot lirinë, ndez shpirt e jetë si lumenj e kroj.

O vendi im me male thepisur dhe me fusha të tëra pjellore,
iniciale të dhimbjes krenare,
bijë e dheut të shtypur prej armikut të ashpër,
që në ty kalova ashtu harlisur, në fushëqeta, në fije bore,
u bëra me ty njësh me ata halle,
me atë motin tënd, trupin më ftohe, shpirtin më ngrohe.

Po dhe njerëzit e asaj ane, me halle mbi sup
me ta zemrën e bëra njësh,
ku gëlon dashuri e mall, flatrat e mia që u ndezën,
ndër male e kreshta,
ndër punëtorinë tuaj ka flakadanë,
në atë vend ka diell të nxehtë dhe të flakur hënë,
në jastëk fjetur dhe ngadalë rashë,
dhe në brenga, plot me lot, sërish qesha.

DËRGOI: