>
LETERSISHQIP

Skëterrë

Eci vetëm nëpër errësirë, ndër skëterrë, vendi im është shpresë e marrë,
në vend të huaj jam këtu, njohje nuk kam, e se njerëzit janë të bardhë e të zinj,
larg jam prej teje atdhe i dashur, që endesh tutje Adriatikut, në këtë vend sytë e tu udhëtojnë në largësi,
ndër skutat e mia nuk di si të veproj, ku këmbë të hedh në këtë rini të freskët, që shtati më rritet e derdhet në flori të moshës, por në heshtje të trillit jetësor, të varfërisë që e ndjej, që e vëzhgoj përditë në udhë të largëta të botës së lirë.

E botë e lirë o tokë e madhe, kështu e quajnë këtë gjë të madhe ku kemi lindur,
kore ku ka nga ata që mërdhijnë natën, e vijnë prej Afrikës e Lindjes së Mesme,
nga topat e ujërat, pa ditur nëse nesër do të jenë gjallë apo jo, në brigjet e Europës,
kontinenti im, që padrejtësitë e tua ndrijnë botën e tërë, ti qendër parajse, qendër e dhimbjeve më të mëdha njerëzore.

E sërish fillimit i kthehem, në ëndrra vetëm e shoh Europën e madhe, tokën ku përfshihet atdheu im,
se jam një pikë në të, një vend i vogël është nëna ime, e unë nga andej vij, nuk kam frikë ta them, shqiptar jam,
ndër kombet më të lashtë europianë jemi, e sot jam udhëve të kontinentit që më sheh si të huaj, mua trungun e saj,
duke rrahur shpinën me kapitalizmin e skajshëm perëndimor, atë që kockat t’i kërcet në dimrin e ashpër, me borë e trishtim pa fund, si sorrë e skëterrë.
U dërgua nga:Dionis Xhafa