>
LETERSISHQIP

2001 (Lufta Për Liri E Shqiptarëve Të Maqedonisë)

Vijat e armikut janë mbuluar me topa, kuq e zi, të drejtat tona i shkelni përditë,
2001, një vit i begatë që vjen si zgalem, ndër trimat e plumbat që kërkojnë barazi,
nën stemën e famshme shqiptare, të trojeve që thërrasin për liri, në gjak e hekur,
në ditët e ftohta të dimrit, mbi armikun derdhet plumbi, pa pyetur për prangat e të nesërmes, por duam liri të shoqërisë.

Toka mua më mban kur të drejtat më plotësohen një më një, barazim me ty, njeri me njeri,
e situatën e vlove në pikën, që duart i mundim bashkë, të fitojë më i drejti, mirë do ish,
po kjo të arrihet s’qenka lehtë, mes rrahjesh e torturash, birucat tregohen këtu e në Kosovë, e tutje në Serbi,
me prokurorë e gjykatës të armikut që pengojnë lirinë, e djem janë ata që prangave të padrejtësisë, jo nuk iu frikësohen.

E ndër burgje, në fjalë të Arbërisë e të Ilirisë, djem shqiptarë na mbroni të drejtat,
në këtë tokë të lashtë sa vendi ynë, sa dhe e truall, tjetërkush vjen e bën ligj e rend, sipas kokës e mënyrës së vet,
ne grusht e bëjmë, me forcë godasim, mitralozë të lirisë në atë kohë, me plumba e çajmë paqen,
qiellit të Dibrës, e Gostivarit, të Tetovës e të Kumanovës, flakë i japim, si binjakë të një nëne, me Kosovë, e Shqipëri.

2001, o vit i shenjtë, liri që erdhe nga birucat e shtypjes, të ndrydhjes, teksa armiku vlonte hekurat me vezë të ziera,
këta të ndyrit, që ligj e rend bëjnë në tokë iliriane, që na dëftojnë demokracinë e shekullit të VI, të ardhur si të përzënë, si ardhacakë, si lemerisës,
e liri ka në fund, si Kosova, si bija jonë, si nëna jonë, si shqiptarë të një trualli, ne udhët e atdheut, nuk i tradhtojmë,
birucat e armikut i gjuajmë me topa të fortë e të sigurt, deri në shkatërrim, të së keqes të bërë kallo e baltë,
ne me duart e bëra zi, duke hequr mënjanë zezonjën tuaj, zhdukëm poshtërinë tuaj, e valëvitem, më 2001, flamur kuq e zi.

DËRGOI: