A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Këngë E Luftës

Nuk do të zgjidhja aq lehtë t’i këndoja një lufte, jo aq lehtë s’do ta bëja,
por nëse do t’i këndoja, do të zgjidhja anën e drejtë, ata që luftojnë për liri,
dhe shtëpinë e vet e mbrojnë me gjak dhe nder, me pushkë e mitralozër, tmerr të armikut,
e le të ushtojnë plumbat e pavarësimit, të dëshirës për liri njerëzore, në qiej kaltëruar.

E le të ushtojë liria, por se njerëzit në një drejtim të shikojnë dhe më tutje luftës,
ata për pushtet të mos shohin veç, por drejtësisht dhe secili barabartë, e jo një diktator i ri,
ndër njerëzi do të jenë kësisoj të respektuar, bukën dhe nderin e bëjnë lutje, edhe lutjen, nesër shpresë,
e kështu, luftën e bëjnë shpresë dhe ndezin zemra fëmijësh, zemra nënash, një komb të tërë e çojnë në peshë.

- poem written by Dionis Xhafa


- Submitted by Dionis Xhafa -

Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019