A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Vendi Im Është Një Dorë E Përgjakur

Vendi im është një dorë e përgjakur,
e shkatërruar dhe e nxirë prej halleve sa një pirg i madh në majë të malit,
një thertore e madhe e ëndrrave që porsi tullumbace vërtiten nëpër qiejt e zinj,
që duan bukuri dhe zbukurime, si një pemë e Vitit të Ri, oh pemë e Vitit të Ri.

Tullumbace fluturoni, në ngjyra, pa forcë, pa dhimbë, pa një dorë të hekurt,
pa pengesa që hasen përditë ngado dhe kudo, pa stërkëmbëshe të poshtra,
lëvizni shpirtra në talente që nuk janë zbuluar, në udhë të qumështit të qiellores,
e mos e lini, jo mos e lini, vendin tim, oh, jo, një dorë të përgjakur.

- poem written by Dionis Xhafa


- Submitted by Dionis Xhafa -

Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019