A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Varfërinë Që E Kam Parë

Varfërinë që e kam parë, në sy të turbulluar, që shohin për me gjet më mirë,
një popull që rron me emigrim, ca njerëz të mirë dhe pakicë që shkatërron mirësinë, ndoshta disa herë,
nuk e harroj, duart e vegjël që luhaten në bukë me sheqer e ujë, që lëvizin ndër shtigje rrugësh, me çizme, bata,
e një baba që kërkon të punojë për fëmijët e vegjël, ndër udhë të panumërta të Europës.

Në atë vegjëli, ku krijohesh si njeri, kur e sheh të qarën prej mospasjes, brumosesh,
si varfëria nxit të keqen e sesi ajo e mund njerinë, për çdo ditë, si kafshë e keqe e një vendi të poshtër,
që me brirë çan përpara, në pamundësinë mos me u rrit krejt normal, në udhët e pafajësisë,
e një vuajtje me pas’ duhet të vësh kujën, e jo aq sa janë, që kujë e lot duhet sa një Drin, o sa një oqean.

- poem written by Dionis Xhafa


- Submitted by Dionis Xhafa -

Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019