>
LETERSISHQIP

Arti Në Rrugë

Arti në rrugë është idealizmi më i lartë, spektakli në udhë, si nota të pianos që ndriçojnë në qiell,
e notat baritore që mundesh t’i gjesh sikundër larg zhurmës, dalin si pastërti natyre, pa krekosje e sende pa vlerë,
si dëshirë e magjishme, si dehje e sinqertë, që vlon zemrën pa të keqe, në mall e ëndrra lumturie si fëmijërore,
në atë që është mosha e pafajësisë, ndoshta e vetme që vendos zemrën përpara të tjerave formave të jetës.

Andaj, arti në rrugë, gumëzhima e këngës me zë natyral, përbën madhështinë në udhë të madhe,
pasqyron fishekzjarret në tokë, që kaltërojnë qiejt blu, ndër erërat që në fund, gëlltisin çdo frymor e gjëkafshë të tokës,
se ndërsa në rrugëtim të jetës, njerëzit, mundet edhe sendet flasin në gjuhë pa lidhje me ndjesi,
këngët e udhëve flasin në gjuhë të zemrës, të vetmet që përtej materies, mundet i pranon hyjnia, e bashkë me të, edhe pavdekësia.

DËRGOI: